BotaLajme

Pelosi largohet nga Tajvani ndërsa Kina nis manovrat ushtarake

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, u takua me udhëheqësit politikë të Tajvanit në kryeqytetin Taipei, të mërkurën, ndërsa Kina shprehu pakënaqësinë për vizitën duke kryer manovra ushtarake pranë territorit që e pretendon si të sajin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Brown përcjell materialin në vazhdim.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi mbërriti në Tajvan të martën vonë për të takuar Presidenten Tsai Ing-wen, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane në 25 vjet që viziton ishullin e vetëqeverisur të pretenduar nga Kina.

“Shpresoj të jetë e qartë se ndërsa Kina ka diktuar pjesëmarrjen e Tajvanit në takime të caktuara, ata e kuptojnë se nuk do të pengojnë njerëzit që vijnë në Tajvan. Kjo është një shfaqje miqësie, mbështetjeje, por edhe një mundësi për të mësuar se si mund të punojmë më mirë së bashku. Pra, mendoj se ata bënë një bujë të madhe sepse unë jam kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Nuk e di nëse ishte një arsye apo justifikim sepse ata nuk kanë thënë asgjë kur kanë ardhur burrat”, tha zonja Pelosi.  Gjatë vizitës, presidentja Tsai i dhuroi zonjës Pelosi një medalje për kontributin e saj në territorin e ishullit.

Show More

Related Articles

Back to top button