BotaLajme

Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane, Kremlini: Shumë të rrezikshme

Kremlini ka paralajmëruar për pasoja të pariparueshme në rast sulmesh ndaj centraleve bërthamore iraniane. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia beson se çdo sulm ndaj objekteve bërthamore në Iran mund të ketë pasoja të pariparueshme. “Ne i konsiderojmë sulmet ndaj objekteve bërthamore si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të afta të shkaktojnë pasoja të pariparueshme. Për këtë arsye, pala ruse, duke mbajtur një qëndrim shumë të përgjegjshëm për këtë çështje, ka shprehur vazhdimisht shqetësimet e saj”, tha Peskov. Ai shtoi se këto sinjale paralajmëruese “po i transmetohen edhe palës amerikane” dhe se Rusia është në dialog të vazhdueshëm me Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore. Lufta në Lindjen e Mesme vijon tashmë prej disa javësh, situatë që është përshkallëzuar në sulme të vazhdueshme nga palët e përfshira. Ishte SHBA-ja dhe Izraeli që në bashkëpunim me njëra-tjetrën sulmuan Iranin, pas përfundimit të afatit kohor për arritjen e një pakti për armët bërthamore, që ky i fundit i zoton. Pas këtij hapi, Irani iu kundërpërgjigj me sulme, të cilat më pas u bënë edhe ndaj Dubait dhe Katarit. SHBA dhe Izraeli vranë liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, përfshirë drejtues të tjerë të lartë të qeverisë izraelite.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk