BotaLajme

AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman

Pas 35 vitesh qeverisjeje të socialdemokratëve në landin Rheinland-Pfalz pritet ndryshim pushteti. CDU fitoi zgjedhjet në këtë land ndërsa AfD shënoirritje të konsiderueshme. Në zgjedhjet e të dielës, CDU kaloi SPD-në në vendin e dytë dhe kandidati kryesor i kristiandemokratëve, Gordon Schneider, me shumë gjasa do të jetë kryeministri i ri, ndoshta në koalicion me SPD-në. Sipas rezultateve paraprake, CDU-ja përmirësoi performancën e saj krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2021, duke arritur në 31 përqind. SPD-ja ra në 25.9 përqind, një nivel historik i ulët për partinë tradicionale në zgjedhjet në Rheinland-Pfalz. Sipas rezultateve të deritanishme, AfD dyfishoi votat krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2021, duke arritur në 19.5 përqind dhe ky është rezultati më i mirë i AfD në një land të Gjermanisë Perëndimore. Të Gjelbrit në anën tjetër pësuan humbje të lehta dhe arritën vetëm 7,9%, krahasuar me 9,3% në 2021. Kurse liberalët e FDP-së nuk arrijnë të hyjnë në parlamentin e landit, me 2,2% të votave të marra, krahasuar me 5,5 përqind në vitin 2021. Gati tre milionë njerëz kishin të drejtë vote në Rheinland-Pfalz. Pjesëmarrja në votime ishte 68.5 përqind. Prej dhjetë vjetësht landin me një popullatë prej më shumë se 4 milionë banorësh, e qeveriste një koalicion i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Shenjat janë tani për një një koalicion të madh nën drejtimin e CDU dhe kandidatit Schnieder ndërsa aleancat e tjera janë ose matematikisht të pamundura ose, në rastin e AfD-së, politikisht të pamundura, pasi CDU nuk pranon bashkëpunimin me ekstremin e djathtë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk