Parashikimi i Ukrainës për të korrat e saj gjatë luftës është rritur në mes 65 dhe 67 milionë tonë drithë, tha kryeministri Denys Shmygal.
Kjo është një rritje nga parashikimi i mëparshëm prej 60 milionë tonësh. Shmygal përgëzoi fermerët për punën,të cilët kanë ecur përpara me të korrat pavarësisht luftës, edhe në zonat ku granatimet vazhdojnë.
Ky lajm vjen pasi ngarkesa e parë e grurit ukrainas u largua nga porti i Odesës në Detin e Zi të hënën.
Eksportet ishin ndalur gjatë konfliktit – duke përkeqësuar një krizë globale ushqimore – por një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja i ka lejuar anijes kalimin e sigurt.
Pasi u inspektua nga një ekip në Stamboll të Turqisë, anija u lirua pasditen e sotme për të lundruar drejt Libanit.\Top Channel\