Një person është në kërkim në Australinë Veriore pasi 3 persona u vranë dhe 1 tjetër u plagos rëndë pas të shtënave me armë zjarri.
Të shtënat ndodhën mëngjesin e sotmë në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland, thanë autoritetet.
Policia e Queensland ka rrethuar zonën përreth pronës ndërsa po kërkon për autorin/autorët.
Personi i plagosur rëndë, një burrë, kishte udhëtuar “shumë kilometra” për të ngritur alarmin, thanë oficerët.
Ai kishte marrë një plagë me armë zjarri në bark dhe u dërgua në spital në qytetin e Mackay për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.
“Tani jemi në një fazë shumë të hershme hetimi”, tha Supt Tom Armitt për mediat.
“Nuk e dimë kush është përgjegjës”.
Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit, tha Supt Armitt.
Bogie – rreth 1200 km (745 milje) në veri të Brisbane – është shtëpia e rreth 200 personave.
Australia ka disa nga ligjet më të ashpra për armët në botë, të prezantuara pasi një person i armatosur i vetëm vrau 35 persona në Port Arthur, Tasmania në vitin 1996.
Që atëherë, ka pasur vetëm tre të shtëna masive.
Supt Armitt i përshkroi të shtënat e së enjtes si një “ngjarje jashtëzakonisht të rrallë”./Abcnews.al/