BotaLajme

Irani: Kalimi në Ngushticën e Hormuzit do të varet nga kushtet tona, përfundoi periudha e mikpritjes

Irani tha se kalimi detar përmes Ngushtica e Hormuzit do t’u nënshtrohet rregullave të reja të vendosura nga Teherani, duke shtuar se u ka përcjellë ndërmjetësve kushtet e tij të lidhura me luftën, transmeton Anadolu.

Ebrahim Azizi, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit iranian, tha në rrjetin social amerikan X se kalimi përmes ngushticës tani do të varet nga kushtet e Iranit, duke deklaruar se periudha disadekadëshe e asaj që ai e përshkroi si “mikpritje” ka përfunduar.

Veçmas, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei tha se konflikti ka ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë rajonale, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, Gjirin Persik dhe Detin e Omanit, duke paralajmëruar për pasoja më të gjera për ekonominë globale.

Në deklarata për agjencinë e lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, Baghaei tha se anijet që u përkasin palëve joarmiqësore mund të vazhdojnë të kalojnë përmes ngushticës pas koordinimit të nevojshëm me autoritetet iraniane, duke theksuar se masat synojnë të sigurojnë kalim të sigurt.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk