Moska thotë se më shumë se 900 luftëtarë ukrainas nga fabrika e çelikut në Mariupol janë dërguar në një kamp burg, në një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Donetskut.
Ukraina nuk ka dhënë ende një version zyrtar për fatin e tyre. Një lider separatist pro-rus thotë se më shumë se 1000 ushtarë janë ende të bllokuar në uzinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti pushtimin e Rusisë një “dështim absolut” me “gabime katastrofike” të bëra në nivelin më të lartë.
Reagimi vjen pasi Rusia pretendoi një fitore strategjike përmes rënies së Mariupolit, ndërsa ofensiva e saj në rajonin lindor të Donbasit vazhdon.
Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në Ukrainë.
OKB ka paralajmëruar se lufta po rrit rrezikun e mungesës globale të ushqimit dhe kombet më të varfra mund të përballen me vite të tëra urie.
G7 do të takohet të enjten për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme financiare për Ukrainën
Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden do të presë liderët e Finlandës dhe Suedisë për të diskutuar ofertat e tyre për anëtarësim në NATO.