
Arben Fetai nuk do të jetë më Ministër për Qeverisje të Mirë, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Lideri.mk.
Unë dhe Fetai biseduam personalisht. Dhe ai personalisht më tha se në të ardhmen nuk e sheh më Qeverinë që unë drejtoj. Kjo ndodhi disa javë më parë. Ai tha se do të kthehej në Bruksel, duke marrë parasysh arsimimin e tij, përvojën brenda institucioneve në Bruksel. Mendoj se kjo do të ishte një mundësi e mirë për të që të jetë një lloj i dërguari special brenda Parlamentit Evropian, pranë administratës së Brukselit – tha Mickoski në një intervistë për Sitel.
Ai shtoi se mendimi i përbashkët ishte se shteti duhet të përdorë kontaktet dhe njohuritë e tij në Bruksel.
Lidhur me rikonstruksionin e Qeverisë, Kryeministri Mickoski tha se është ende i fokusuar në organizimin e brendshëm të VMRO-DPMNE-së, dhe ndryshimet në Qeveri do të ndodhin në gjysmën e dytë të majit ose në fillim të qershorit, transmeton Lideri.mk. Ai njoftoi një ndryshim të mundshëm të resoreve dhe emrave të caktuar në përbërjen e ardhshme të qeverisë.
– Po e analizoj situatën, por tani jam i fokusuar në atë që quhet organizim i brendshëm brenda vetë VMRO-DPMNE-së. Ajo që e njoftova në kongres është se gjatë muajit prill, më së voni në gjysmën e parë të majit, qëllimi im është të përfundoj strukturën brenda VMRO-DPMNE-së. Dhe nga, le të themi, gjysma e dytë e majit ose qershori, së bashku me partnerët e koalicionit, do të bëjmë një zhvendosje, nëse e shohim se është e nevojshme, të ndryshojmë disa departamente, emra të caktuar, t’i rrotullojmë. Kjo duhet të jetë një qasje më holistike. Por, në këtë moment, unë vetëm po e analizoj këtë temë, nuk mund të them se kam ndonjë përfundim, por se do të ketë ndryshime, ky është një fakt, do të ketë ndryshime – tha Mickoski./Lideri



