BotaLajme

Rusia vazhdon bombardimet në qytetet e Ukrainës, u vranë të paktën katër persona

Granatimet ruse të qyteteve të Ukrainës vazhduan gjatë 24 orëve të kaluara, me të paktën katër persona të vrarë gjatë slumeve. Në rajonin e Donetskut, nga sulmet me raketa kanë humbur jetën tre persona dhe të paktën pesë civilë janë plagosur, raporton Ukrinform. Me raketa u goditën qytetet Bakhmut, Marinka dhe Shevçenko, transmeton Portalb.mk.

The Guardian raporton se Rusia goditi tre qytete në rajonin Sumy në verilindje të Ukrainës me 55 raketa. Asnjë person nuk u vra apo u plagos në sulme, por ndërtesat tregtare dhe shtëpitë u dëmtuan. Në rajonin e Kharkiv-it në lindje të Ukrainës, të paktën një civil mbeti i vrarë nga bombardimet e qyteteve Kharkiv dhe Chuhuivnë 24 orët e klauara dhe pesë persona u shtruan në spitale.

Qyteti port i Mykolaiv në jug të Ukrainës dhe vendbanimet në rajonin Dnipropetrovsk në pjesën qendrore të Ukrainës nuk u kursyen nga granatimet ruse. Në Mykolaiv mbrëmë, ndërtesat e banimit në dy lagje janë goditur nga raketa, por nuk ka informacione për persona të vdekur apo të plagosur.

Të paktën 50 shtëpi u dëmtuan dhe një shtëpi u shkatërrua në bombardimet e mbrëmshme të qytetit të Nikopol në rajonin e Dnipropetrovsk. Ky qytet prej ditësh është nën sulme të forta me raketa nga ushtria ruse dhe vetëm gjatë ditës dhe natës së kaluar në qytet janë lëshuar 60 raketa.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike (IAEA), Rafael Grossi, përsëriti apelin për t’u lejuar atyre akses në termocentralin bërthamor në rajonin e Zaporozhye, i cili aktualisht është nën pushtimin rus, por me personelin ukrainas që vazhdon ta mbajë objektin funksional, transmeton Guardian. Grossi shtoi se komunikimi me termocentralin më të madh bërthamor në Evropë nuk funksionon çdo ditë dhe personeli i tyre nuk ka akses në vetë objektin për të siguruar që funksionimi i tij të mos jetë burim rreziku.

 

Show More

Related Articles

Back to top button