BotaLajme

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten në vendet në zhvillim

Banka Botërore njofton se inflacioni është rritur në pjesën më të madhe të vendeve në zhvillim që nga pushtimi ushtarak rus i Ukrainës dhe ka futur disa nga vendet më të pasura në një cikël rritje çmimesh.

Sipas institucionit, lufta në pjesën e Evropës Lindore do të godasë shumë vende me një rritje të faturave, ndërsa vendet e tjerat do të dështonin të frenonin ndikimin dhe do të zhyten në një krizë të madhe borxhi.

Libani ishte një nga vendet më të goditura nga inflacioni, pasi një shpërthim në një fabrikë drithërash në Bejrut dy vjet më parë kishte dëmtuar aftësinë e vendit për të ruajtur dhe shpërndarë misër dhe grurë për 6.8 milionë banorët e tij. Inflacioni arriti në 332 për qind e ndjekur nga Zimbabve me një rritje prej 255 për qind dhe Venezuela me 155 për qind. Turqia ishte e katërta me një shtim të inflacionit ushqimor prej 94 për qind.

Një marrëveshje muajin e kaluar midis Ukrainës dhe Rusisë, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, për të lejuar anijet me kontejnerë që transportonin drithëra të largoheshin nga portet e Ukrainës, ndihmoi në uljen e çmimeve të mallrave.

Të dhënat e BB-së treguan një ndryshim drastik të çmimeve të drithërave në tregjet botërore dhe një rënie të vlerës së produkteve bujqësore duke iu afruar niveleve të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, Bangladeshi i bëri thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për mbështetje financiare pasi rritjet në kostot e ushqimeve dhe energjisë së importuar kërcënonin të minonin ekonomin e vendeve të Azisë Jugore. Vendi mendohet se ka nevojë për rreth 4.5 miliardë dollarë, por vetëm 1 miliardë deri në 1.5 miliardë dollarë janë në dispozicion.

Çmimet e ulëta të ushqimeve kanë dominuar rritjen botërore në dekadat e fundit, duke u kompensuar nga kostot e larta të shërbimit të borxhit dhe importeve të karburanteve për vendet në zhvillim.

Megjithatë, Banka Botërore tha se rritja tronditëse e çmimeve të ushqimeve gjatë muajve të fundit po prek shumicën e ekonomive, përfshirë ato me të ardhura relativisht të larta.

Në fund, BB-ja paralajmëroi gjithashtu prodhuesit e mëdhenj të grurit, si Franca, Spanja e Italia do të duhet të përshtaten me temperaturat në rritje dhe kushtet e pasigurta të motit të nxitura nga kriza klimatike për të ruajtur nivele të larta të prodhimit. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button