
Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët në hyrje të parlamentit nëse i është hequr apo jo ‘non grata’ nga Amerika, por nuk ka pranuar të flasë.
Teksa hyri në Parlament, lideri i PD u prit me duartrokitje nga deputetët demokratë.
Berisha teksa iu drejtua foltores të Kuvendit tha shkurt: Unë erdha, u krye!
Bëhet e ditur se lajmin për heqjen e “non gratës”, Berishës i është dhënë nga e deleguara me punë në Ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn, e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e PD.
Megjithatë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.



