Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama feston sot ditëlindjen. Ai mbush plot 61 vjeç dhe padyshim urimet kanë qenë të shumta.
Mirëpo, më i veçanti është ai i bashkëshortes së tij, Michelle, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Obamës të para shumë viteve.
“Gëzuar ditëlindjen i dashura im! Jeta me ty thjesht po përmirësohet çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”, ka shkruar ajo krahas imazhit ku ish-presidenti shfaqet shumë i ri.
Ndërkohë, komentet kanë qenë të pafundme. Aq sa mes tyre ka pasur persona që kanë kërkuar që ai të bëhet sërish president./abcnews.al