BotaLajme

Erdogan do të takohet sot me Putinin në Rusi, ja çfarë do të diskutojnë

Stamboll, Turqi – Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të shkojë sot në Soçi me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin. 

Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës, thuhet se :

“Në takime do të shkëmbehen mendime për çështjet aktuale globale dhe rajonale si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë”.

Aksioni i mundshëm ushtarak në veri të Sirisë do të jetë tema prioritare në axhendën e takimit. 

Presidenti turk gjatë takimit do të kujtojë gjithashtu dhe marrëveshjen 10-pikëshe të nënshkruar me Rusinë në vitin 2019. 

Ai do t’i kërkojë Rusisë të përmbushë përgjegjësitë e saj, shkruan media turke Haberler.

Në takimin do të diskutohen edhe nismat e Turqisë dhe korridori i grurit i krijuar pas marrëveshjes së nënshkruar mes Rusisë dhe Ukrainës.

 Pas nisjes së anijes së parë, do të diskutohen hapat që do të ndërmerren për të siguruar që dërgesat e reja të mund të kryhen pa asnjë problem dhe të arrijnë në tregjet ndërkombëtare.

Në axhendën e dy liderëve do të jetë edhe lufta Rusi-Ukrainë. 

Erdogan do të shprehet se Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për t’i dhënë fund luftës, siç ka bërë deri tani. 

Ai do të deklarojë se përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të përhershëm do të vazhdojnë.

Erdogan dhe Putin do të vlerësojnë marrëdhëniet ekonomike në përputhje me objektivin e vëllimit të përbashkët tregtar të përcaktuar më parë. 

Përveç projekteve ekzistuese në fushën e energjisë dhe mbrojtjes, do të shqyrtohen edhe çështjet lidhur me zgjerimin e mëtejshëm të fushave të bashkëpunimit.

Një tjetër pikë e rendit të ditës së takimit pritet të jetë bashkëpunimi në fushën e energjisë. 

Në këtë kuadër do të diskutohen edhe zhvillimet në ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu, i cili është në ndërtim e sipër në Mersin. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha në një deklaratë lidhur me takimin :

 “Bashkëpunimi multivektorial ruso-turk është planifikuar të diskutohet në detaje, duke përfshirë rrjedhën e projekteve të përbashkëta strategjike në fushën e energjisë”.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button