Të enjten pasdite Ushtria Çlirimtare Popullore lëshoi në ujërat në lindje të Tajvanit disa raketa balistike, që goditën të gjitha objektivat me saktësi, bëri të ditur koloneli i lartë Shi Yi, zëdhënës i Komandës së Zonës Lindore.
Shi tha se forcat raketore në pika të shumta në pjesën kontinentale lëshuan disa lloje raketash me mbushje konvencionale në ujërat e përcaktuara në brigjet lindore të Tajvanit.
Stërvitjet testuan aftësitë e forcave raketore për të kryer sulme të sakta dhe detyrat e moslejimit të hyrjes në zonë, vuri në dukje ai, duke shtuar se operacionet e testimit të raketave kishin përfunduar dhe hapësira ajrore e ujërat përkatëse ishin rihapur për përdorim civil.