Luftimet e ashpra janë duke vazhduar në Ukrainë mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, e pavarësisht se rusët po tentojnë të fshehin numrin e ushtarëve të vrarë dhe po minimizojnë dëmet e tyre, pamjet e ndryshme që po i publikon ministria ukrainase e Mbrojtjes e dëshmojnë të kundërtën.
Në një video të filmuar nga ajri me dron, shfaqet momenti kur dhjetëra ushtarë rusë që futen në një objekt të shkatërruar pjesërisht për të kryer një aksion, hidhen në erë kur goditen me raketë nga droni, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihen mbi 15 ushtarë rusë duke vrapuar në një zonë të gjelbëruar, për t’u futur në një objekt pjesërisht të rrënuar nga bombardimet – duke mos e ditur se çfarë i priste më pas.
Në momentin ata që futën, operatori i dronit të Ukrainës kishte pritur që sa më shumë prej tyre të hyjnë brenda dhe të lansojnë raketën nga droni.
Aty shihet shpërthimi i objektit që hidhet në erë nga raketa e fuqishme që e godet, ku si pasojë të gjithë ushtarët rusë e pësojnë me jetë.
E video të ngjashme ushtria ukrainase publikon pothuajse çdo ditë, ku shihen aksionet e tyre të suksesshme. /Telegrafi/