BotaLajme

Rusia dëbon 14 diplomatë bullgarë në shenjë hakmarrjeje

Rusia ka shpallur persona non grata 14 diplomatë bullgarë.

Bullgaria në fillim të kësaj vere dëboi 70 diplomatë rus për shkak të shqetësimeve për spiunazh dhe vendosi një kufi në madhësinë e përfaqësimit të Moskës pasi marrëdhëniet midis dy vendeve që dikur ishin aleatë të ngushtë u prishën për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, Ministria e Jashtme ruse tha se masa e Bullgarisë ishte dëshmi e “degradimit të mëtejshëm të Perëndimit kolektiv, i cili është gati të sakrifikojë interesat e partnerëve për të dëmtuar Rusinë”.

“Aderimi i pakushtëzuar i Sofjes në këtë linjë shkatërruese është për të ardhur keq,” shtoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button