BotaLajme

Studio e TV kthehet në “ring boksi” në Turqi, deputeti rreh pa mëshirë gazetarin

Një skenë dhune e paprecedentë është regjistruar në një emision të kanalit TV100 në Turqi. Gjakrat u ndezën dhe panelistët përfunduan në përdorimin e grushteve, me një deputet që iu sul një gazetari.

Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur në emision po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.

Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos me ton kërcënues në drejtim të tij.

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin.

Show More

Related Articles

Back to top button