Lideri i partisë pro-Putin “Rodina”, Aleksey Zhuravlyov kërcënoi një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve BILD, i cili po mbulon luftën në Ukrainë.
Ai ishet i ftuar në një televizion të mbështetur nga Kremlini ku panelistët lëshojnë kërcënime të hapura në drejtim të Perëndimit.
Anëtari i Dumas, Zhuravlyov teksa transmetohej një dokumentar i “Bild” kërcënoi se do e vriste
“Nuk më intereson që është gazetar. Dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë, t’ju vrasim të gjithëve,” – tha ai.
Menjëherë ndërhyri prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ duke thene.
“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Ju po kërcënoni njerëz përmes programit tonë”, tha ai.
“Nuk dua tia di” ishte përgjigja e politikanit rus.