BotaLajme

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

Ekonomia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin korrik ka shtuar 526 mijë vende pune, që është masë e konsiderueshme mbi vlerësimet e tregut.

Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës, shtimi i vendeve të punës për qershorin u rishikua për 26 mijë, respektivisht nga 372 mijë në 398 mijë.

Shkalla e papunësisë ka rënë në 3.5 për qind.

Pritshmëria e tregut për të dhënat ishte e pandryshuar nga shifra e muajit të kaluar prej 3.6 për qind.

Numri i të papunëve në SHBA ka rënë në 5.7 milionë në muajin korrik.

Për shkak të pandemisë COVID-19, më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e tyre të punës në mars dhe prill të vitit 2020. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button