BotaLajme

Shefi i OKB-së bën thirrje të ndalen sulmet rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përfundimin e operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor në Evropë.

Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është goditur nga një sërë bombardimesh që nga e premtja e kaluar, me forcat ruse dhe ukrainase që fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

“Çdo sulm ndaj centraleve bërthamore është një gjë shkatwrrimtare”, u tha gazetarëve në Tokio Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke shtuar se inspektorët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë menjëherë në centralin bërthamor.

“Shpresoj që këto sulme të marrin fund. Në të njëjtën kohë, unë shpresoj se IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) do të jetë në gjendje të hyjë në termocentralin”, tha Guterres.

Këto komente nga shefi i OKB-së vijnë pasi kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës tha të dielën se një punëtor në uzinën e Zaporizhzhia u plagos nga bombardimet ruse të shtunën në mbrëmje.

Show More

Related Articles

Back to top button