BotaLajme

Shpërthyen tubacionet e ujit, situatë e pazakontë përmbytjesh në Londër

Këtë të hënë një ngjarjëe e e pazakontë ka ndodhur në Londër, ku një shpërthim tubacionesh solli përmbytje.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në lagjen veriore të Islington, ndërsa zjarrfikësit e konsideruan si përmbytje cunami.

Në disa vende thellësia e ujit arriti deri në në 2 ose 4 metra, por deri më tani nuk është konstatuar asnjë i lënduar ose viktime.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rikthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe po kontaktojmë në mënyrë proaktive me të gjithë në zonën e prekur, kështu që ne mund të sigurohemi që t’u japim ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë nevojë“.

Sky News shkruan se seri më tani shumë rrugë janë mbyllur, ndërsa banorëve iu është kërkuar të evidentojnë daljet e tyre.

Me kalimin e orëve situata po normalizohet me ndihmën e 70 zjarrfikësve që ndodhen në zonë, ndërsa niveli i ujit po ulet.

Show More

Related Articles

Back to top button