Finlanda nuk do që NATO të vendosë armë bërthamore apo të ngrejë baza ushtarake në territorin e saj edhe nëse vendi do të bëhet anëtar i aleancës. Kështu tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin për një të përditshme italiane, në një intervistë të publikuar të enjten. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO një ditë më parë, të shtyra nga pushtimi rus i Ukrainës, por përballen me kundërshtinë e turqisë. Marin, në një vizitë në Romë ku u takua me homologun italian Mario Draghi, tha se ajo besonte se gjithcka mund të zgjidhej përmes dialogut. “Unë mendoj se në këtë fazë është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë, të flasim me turqinë dhe vendet e tjera anëtare, ti japim përgjigje pikëpyetjeve që mund të ekzistojnë dhe të korrigjojmë cdo keqkuptim”, tha Marin për Corriere della Sera. Ajo shtoi edhe se cështja e vendosjes së armëve bërthamore të NATO-s në Finlandë, apo hapja e bazave ushtarake në vend, nuk ishte pjesë e negociatave të helsinkit për anëtarësim në aleancën perëndimore ushtarake. Edhe Kryeministrja Magdalena Andersson, e Suedisë fqinje, që ashtu si Finlanda po aplikon për NATO ka thënë më herët se vendi i saj nuk do baza të përhershme të NATOs apo armë bërthamore në territorin e saj.
Lexo më tej
Lajme
më parë 17 hours
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë
Bota
më parë 19 hours
Putini shkel armëpushimin që e shpalli vetë
Lajme
më parë 19 hours
“Ushqim për shpirtin”, hapet Panairi i Librit në Shkup
Lajme
më parë 21 hours
Mbi 1400 gjoba për dy ditë për shkelje të rregullave në trafik
më parë 17 hours
Ministri izraelit paralajmëron Iranin: Do të përballeni me të njëjtin fat si Gaza, Bejruti dhe Damasku
më parë 17 hours
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë
më parë 18 hours
PD: Berisha mund të vizitojë SHBA-të / Rama: Opozita sheh ëndrra
më parë 19 hours
Putini shkel armëpushimin që e shpalli vetë
më parë 19 hours
Realizohet fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
më parë 19 hours
Durmishi: Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen
më parë 19 hours
“Ushqim për shpirtin”, hapet Panairi i Librit në Shkup
më parë 19 hours
ESHR: Mungesa e stafit kufizon përdorimin e pajisjeve të shtrenjta mjekësore
më parë 20 hours
Kasami për Taravari: Edhe ndonjë ditë do të jetë ministër, Fetai është zëri ndryshe brenda ASH-së
më parë 21 hours