BotaLajme

Zelenski: Lufta e Ukrainës filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj.

Deklaratën, Zelenski e dha disa orë pasi forcat ukrainase goditën me raketa një depo municionesh në bazën ushtarake ruse në Krime, duke vrarë një person e plagosur 5 të tjerë, shkruan BBC.

Zelenski tha se Krimeja është pjesë e Ukrainës dhe se ukrainasit nuk do të heqin dorë nga ajo.

Sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, nuk ka pasur asnjë sulm ndaj depos së municioneve dhe asnjë dëmtim material në bazën Saky.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm.

Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Show More

Related Articles

Back to top button