Një diplomat nga Arabia Saudite ka vdekur papritur teksa po fliste në konferencën arabo-afrikane në Egjipt.
Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për diplomatin dhe biznesmenin saudit Mohammad Fahad al-Qahtani.
Burri u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të “mbështetur arritjet e presidentit egjiptian, Abdel Fattah Al-Sisi.
Vetëm pak caste para se ai të binte në tokë, Al -Qahtani, Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, e përshkroi atë si një dekan të njerëzimit dhe një njeri të paqes, raporton arabi21.com.