LajmeRajon

Deputetja e VV-së: Lufta në Ukrainë, duhet ta vetëdisojë Kosovën dhe të jetë e përgatitur për çdo situatë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka thënë se lufta në Ukrainë duhet ta vetëdisojë Kosovën dhe sipas saj duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë në seancën ku po diskutohet situata e sigurisë në Kosovë.

Ajo ka thënë se shkaku i luftës në Ukrainë, askush nuk mund ta mohoj rrezikun e armikut në kufi, duke aluduar në Serbinë.

“Për aq sa rrezikun e armikut e kemi në kufi askush nuk mund ta mohoj se lufta në Ukrainë të na bëjë se duhet t’i hedhim sytë në kufi. Në Kosovë është NATO me prezencën e saj. A nuk duhet ta rikujtojmë që Serbia flet për një rikthim të mundshëm në Kosovë. Sot qeveria është e vetëdijshme për këtë rrezik dhe nder veprimet e para ishte rritja e buxhetit për ushtrinë. Prandaj lufta në Ukrainë duhet të na vetëdisojë se Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë”, ka thënë ajo.

Show More

Related Articles

Back to top button