BotaLajme

NATO intensifikon stërvitjet, luftanija amerikane në Finlandë

Trupat ushtarake finlandeze u angazhuan në një stërvitje të përbashkët me marinën amerikane, pak ditë pasi Senati në Washington votoi thuajse unanimisht për pranimin e vendeve nordike në NATO.

Edhe pse Finlanda është stërvitur vazhdimisht me Aleancën në 30 vitet e fundit, procesi është intensifikuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Është hera e parë që luftanija “JU ES ES Kirsarxh” ndodhet në ujërat finlandeze. Detyra e koordinimit të trupave dhe armatimeve është sfidë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Ndërkohë, trupat polake po stërviten këtë javë me tanket amerikane “Abrams”. Polonia ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 250 tankeve të tilla, në përpjekje për t’u përforucar përballë kërcënimit rus.

Në samitin e fundit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, deklaroi se Aleanca përballet me një realitet të ri sa i takon sigurisë dhe se i duhet të përmirësojë kapacitetet mbrojtëse për një periudhë afatgjatë.

Stërvitjet, bashkë me blerjen e pajisjeve duket se janë pjesë e strategjisë.

Show More

Related Articles

Back to top button