LajmeRajon

SHBA: Integriteti territorial i Kosovës nuk preket, e dijmë ku është kufiri!

Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, deklaroi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. “Ne e dimë ku është kufiri dhe kufiri është në veri të vendit, ku jam tani dhe tani jam në Mitrovicë”, u shpreh ai teksa jepte intervistë për portalin në gjuhën serbe “KoSSev”. Hovenier shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet e njëjta. Ai nënvizoi se në takimet që ka pasur me krerët e serbëve të Kosovës ia ka bërë me dije se qëndrimi i SHBA-së është po ai që e ka ndërmarrë në vitin 2008. “Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik dhe SHBA është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial”, ishte mesazhi i qartë i shefit të misionit diplomatic të Washingtonit në Kosovë. Një ditë më parë, me tone miqësore foli për cështjen e demarkacionit të kufirit presidenti malazez Milo Gjukanovic, i cili theksoi se përmes komisionit të përbashkët do t’i japin hapësirë çfarëdo dileme të mundshme. Kjo çështje mund të konsiderohet problematike vetëm për ata që dëshirojnë probleme. Ne si dy vende mike, përmes punës së përbashkët të komisionit do t’i japim mundësi çfarëdo lloj korrigjimi, u shpreh ai.

Show More

Related Articles

Back to top button