BotaLajme

Përfundojnë stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit. Ushtria Çlirimtare: Jemi në gatishmëri luftarake

Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ka njoftuar  përfundimin e operacioneve  ushtarake të kryera kohët e fundit në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth ishullit të Tajvanit, tha zëdhënësi i kësaj Komande Shi Yi.

Operacionet, që përfshinin trupa të shumë forcave, testuan në mënyrë efektive aftësinë e integruar luftarake të forcave të armatosura, tha Shi.

Sipas tij, Komanda do të ndjekë nga afër zhvillimin e situatës në brigjet e ngushticës së Tajvanit.

Komanda do të vazhdojë të kryejë stërvitje ushtarake për përgatitje luftarake dhe do të organizojë patrulla të normalizuara sigurie të gatishmërisë luftarake në ngushticën e Tajvanit.

Operacionet ushtarake rreth ishullit të Tajvanit filluan natën e 2 gushtit, kur Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, bëri një vizitë në rajonin e Tajvanit.

Show More

Related Articles

Back to top button