Shefi Ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), John Lee premtoi shtimin e përpjekjeve për të krijuar një kapitull të ri për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao (GBA), përcjell “Xinhua”.
“Hong Kongu do të shfrytëzojë mundësitë për t’u shndërruar në një qendër ndërkombëtare për inovacionin dhe teknologjinë”,- tha Lee në një forum mbi inovacionin dhe bashkëpunimin teknologjik GBA.
Ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Zhigang, deklaroi se përmes lidhjes video se ministria do të vazhdojë të mbështesë ndërtimin e një qendre ndërkombëtare të inovacionit dhe teknologjisë në GBA dhe të hapë më tej programet kombëtare të teknologjisë shkencore në Hong Kong dhe Makao, përmes bashkëpunimit mes departamenteve përkatëse.
Vitin e kaluar, shpenzimet totale të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) të Hong Kongut tejkaluan 26.5 miliardë dollarë të Hong Kongut (rreth 3.38 miliardë dollarë amerikanë), një rekord i lartë. Numri i bizneseve fillestare është rritur në rreth 4000, treguan të dhënat zyrtare.
Hong Kongu u rendit i pari në Azi dhe i dyti globalisht në Renditjen Botërore të Konkurrueshmërisë Digjitale 2021, lançuar nga Qendra Botërore e Konkurrencës IMD, me performancën e tij në teknologji duke u vlerësuar i pari në botë.