BotaLajme

Salman Rushdie në ventilator dhe i paaftë për të folur, thotë agjenti i tij

Agjenti i shkrimtarit, Salman Rushdie, Andreë Wylie, ka thënë se “lajmet nuk janë të mira” pasi autori u godit me thikë në një ngjarje në New York.

Ai u sulmua në skenë dhe tani është në një ventilator dhe nuk mund të flasë, tha Wylie në një deklaratë, duke shtuar se autori, 75 vjeç, mund të humbasë njërin sy, raportoi BBC të shtunën.

Rushdie është përballur për vite të tëra me kërcënime me vdekje islamike pas shkrimit të librit “Vargjet satanike”, botuar në vitin 1988.

Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey.

Policia e Shtetit të New Yorkut tha se i dyshuari doli në skenë dhe sulmoi Rushdien dhe një intervistues në Institutin Chautauqua në shtetin perëndimor të New Yorkut

“Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë, mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar,” tha agjenti i tij.

Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila është në proces të marrjes së urdhrave të kontrollit për të ekzaminuar një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.

Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai u dërgua në një spital në Erie, Pensilvani, me helikopter.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button