BotaLajme

Rusia zotohet për zgjerimin e raporteve me Korenë e Veriut

Rusia është zotuar se do të “zgjerojë raportet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe” me Korenë e Veriut, tha presidenti rus, Vladimir Putin.

Në një letër dërguar homologut të tij verikorean, Kim Jong un, për nderë të ditës së çlirimit të Phenjanit, Putin tha se zgjerimi i raporteve do të ishte në interes të të dyja shteteve.

Ndërkaq, në përgjigjen e Kim u tha se miqësia midis dy shteteve është forcuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren kundër Japonisë.

Ai shtoi se “miqësia” mes dy shteteve do të forcohet.

Sipas një raportimi nga media shtetërore verikoreane, KCNA, Putin tha se zgjerimi i raporteve dypalëshe do të bëhet “konform interesave të të dyja shteteve”.

Në letrën e tij, Kim tha se miqësia Rusi-Kore e Veriut “u forcua në luftën anti-japoneze” dhe është “konsoliduar dhe është zhvilluar shekull pas shekulli”.

Ai shtoi se “bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti” mes dy shteteve “është vendosur në një stad të ri të lartë, në frontin e përbashkët për frustrimin e forcave armiqësore, kërcënimit ushtarak dhe provokimit”.

Phenjiani nuk bëri të ditur se cilave shtete i referohet me termin “forca armiqësore”, por ky term më herët është përdorur nga Koreja e Veriut për t’iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tij.

Bashkimi Evropian dikur ka qenë një aleat i madh i Koresë së Veriut, duke i ofruar bashkëpunim ekonomik, shkëmbim kulturor dhe ndihmë.

Por, raportet u përkeqësuan pas rënies së Perdes së Hekurt, dhe më pas nisën të përmirësoheshin pas largimit gradual të Rusisë nga Perëndimi që nga fillimi i viteve 2000.

Në korrik, Koreja e Veriut ishte një prej shteteve që zyrtarisht njohu dy rajonet separatiste të mbështetura nga Rusia në lindje të Ukrainës, pasi Rusia nënshkroi një dekret për t’i shpallur ato si entitete të pavarura.

Në kundërpërgjigje, Ukraina, e cila po përballet me pushtimin rus, shkëputi raportet diplomatike me Korenë e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button