Një prej lokacioneve të ushtrisë private Wagner në Popasna të Ukrainës, është goditur nga forcat ukrainase.
Këtë e ka konfirmuar përmes kanalit në Telegram, korrespondenti ushtarak Yuri Kotenok, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, burime brenda Donbasit konfirmojnë këtë informacion. Konetok gjithashtu ka njoftuar se sulmi është realizuar me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS.
Siç raporton Odesa Journal, në këtë sulm e ka pësuar edhe një prej themeluesve të ushtrisë private të Vladimir Putinit, Jevgeni Priogizin.