Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka drejtuar gishtin drejt Iranit për nxitjen e sulmit kundër autorit Salman Rushdie , teksa mediat atje përgëzuan 24 vjeçarin Hadi Matar, për tentativën për vrasje të autorit.
Blinken e lidhi drejtpërdrejt sulmin me retorikën e Teheranit, me një ton më të lartë, sesa përdori presidenti Joe Biden menjëherë pasi i riu goditi me thikë Rushdie.
“Në mënyrë të veçantë, institucionet shtetërore iraniane kanë nxitur dhunë kundër Rushdie për breza të tërë, dhe mediat e lidhura me shtetin kohët e fundit kanë përgëzuar për tentativën ndaj tij. Kjo është e neveritshme, “tha Blinken.
Edhe pse Irani mohon përgjegjësin. Ministri i jashtëm i Iranit tha se liria e fjalës nuk mund ti justifikojë fyerjet e Rushdie ndaj fesë në librin e tij. Irani nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me sulmuesin e dyshuar të Rushdie përveç asaj që është shfaqur në media, tha ai.
Libri i Rushdie, Vargjet Satanike , i botuar për herë të parë në vitin 1988, shkaktoi polemika për mënyrën se si e përshkruan profetin islamik Muhamed. Libri u ndalua në Iran dhe në vitin 1989, udhëheqësi suprem Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një fetua, dekreta fetar, që urdhëronte muslimanët të vrisnin Rushdie. Shkrimtari u fsheh për 30 vite pas kërcënimit me vdekje deri kur u sulmua të premten në New York.
Tashmë pas ditësh të tëra nën kujdes intensiv, agjenti i autorit tha se “rruga drejt rimëkëmbjes së Rushdie ka filluar”, por “do të jetë e gjatë”.