Ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup, ka reaguar sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kundër demolimit të stolave dhe gjendjes së mjerueshme në parkun Maqedonia.
Një numër i madh i stolave janë dëmtuar dhe thyer nga persona të pandërgjegjshëm.
“E dënojmë ashpër vandalizmin në parkun Maqedonia! Stola të dëmtuara, të thyera dhe të shkulura, të hedhura nëpër gjelbërimin e parkut Maqedonia, është pamja të cilën e kanë hasur ekipet tona në parkun, sot në mëngjes. Fatkeqësisht, pamjet e tilla të pajisjes së shkatërruar të parkut janë një dukuri gjithnjë e më e zakonshme në qytet. Ne e dënojmë këtë lloj vandalizmi të pajisjes urbane të gjelbërimit dhe apelojmë që të ruhen ato si të mira të përgjithshme publike për të gjithë vizitorët”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes.
Kujtojmë se dëmtimi i hapësirave të gjelbra, thyerja e stolave apo demolimi i lodrave nëpër parqet e fëmijeve, vazhdimisht kanë ndodhur nëpër shumë qytete të Maqedonisë, ndërsa përveç apeleve institucionale, shkatërruesit e pronës publike pothuajse asnjeherë nuk dihen!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=542740257647552&id=100057347475587