LajmeMaqedoni

Referendumi, Mickoski takon partnerët e koalicionit

Kreu i VMRO-DMNE-së Hristijan Mickoski takoi partnerët e koalicionit për të diskutuar referendumin e paralajmëruar. Deri tani nuk ka detaje nga takimet por vendime të rëndësishme priten gjatë periudhës së ardhshme.

“VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski pret nga partnerët e koalicionit që edhe një herë të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për idenë e një referendumi i cili do të kishte të bënte me përmbajtjen e kornizës negociuese me Bashkimin Evropian, konkretisht me çështjet që kanë të bëjnë me dialogun me Bullgarinë. Nga ana tjetër, partnerët e koalicionit do të duhet të riafirmojnë qëndrimin e tyre në koalicion”, raporton gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi.

VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit gjatë periudhës së ardhshme duhet të vendosin se cila do të jetë pyetja e referendumit dhe në cilën formë do ta dorëzojë iniciativën për të. mundësitë e hapura janë që referendumi të iniciohet nga 44 deputetët e koalicionit ose me 150 mijë nënshkrime të qytetarëve. Mickoski është i bindur se asnjëri nga deputetët e partisë së tij nuk do të votojë “për” ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve dhe bast për këtë vendos me karrierën e tij politike.

LSDM-ja, nga ana tjetër, thotë se referendumi i paralajmëruar është shpëtim i kolltukut të Mickoskit në krye të partisë. / Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button