BotaLajme

Macron i shqetësuar për situatën në termocentarlin bërthamor Zaporizhzhia, ai do të flasë sot me Zelenskin

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë sot një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin rus në Ukrainën jugore.

Të dy liderët do të komunikojnë “kryesisht për të biseduar rreth situatës rreth stacionit të Zaporizhia”, njoftoi presidenca franceze.

Ky stacion, më i madhi në Evropë, ra nën kontrollin e trupave ruse në fillim të marsit, në fillim të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Që nga  fundi i korrikut, disa sulme artilerie janë raportuar në uzinë, për të cilat palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën, duke ngritur shqetësimin se mund të shkaktohet një fatkeqësi bërthamore.

Çështja u diskutua javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Një “katastrofë” në termocentral do të kërcënonte të gjithë Evropën, paralajmëroi Zelensky të hënën, duke akuzuar ushtrinë ruse për “bombardimin e qyteteve dhe komuniteteve të afërta” nga centrali bërthamor.

Komunikimi më i fundit telefonik i dy liderëve ishte më 1 gusht.

Macron, i cili ishte me pushime që prej 29 korrikut, kishte shprehur kënaqësinë e tij në atë kohë për rifillimin e anijeve me grurë nga jugu i Ukrainës, të cilat ishin bllokuar nga sulmi rus.

Show More

Related Articles

Back to top button