Të akuzuarit në rastin “TNT”, respektivisht për rrënimin e objektit Kosmos të biznesmenit Fijat Canovski, sot u shpallën fajtorë.
Gjykata Penale sot ka shqiptuar dënimin prej nëntë viteve burg për Nikolla Gruevskin, ish kryeministër, më pas katër vite burg për Toni Trajkovskin, ish kryetar i GaziBabës. Katër vite burg gjithashtu mori Elizabeta Najdovska, ndërsa ish ministri për transport, Mile Janakieski, mori vetëm tre vite burg.
Ata gjithashtu bashkarisht duhet ta shpaguajnë dëmin e shkaktuar ndaj biznesmenit Fijat Canovski, në vlerë prej mbi 11 milion euro./Zhurnal.mk