Të paktën 20 persona janë shkrumbuar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.
Autobusi plot me pasagjerë u përplas me një cisternë nafte në Pakistanin qendror.
Aksidenti tragjik ndodhi sot , e martë 16 gusht.
Sipas policisë, autobusi u përplas me pjesën e pasme të cisternës në periferi të qytetit Multan.
“20 persona u vranë në aksidentit rrugor”, tha për AFP ao Zulfikar Ali, një zyrtar i lartë i policisë.
Zyrtari tha gjithashtu se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 pasagjerë./abcnews.al/