BotaLajme

NISUR NGA 18 GUSHTI, ESTONIA NDALON HYRJEN E RUSËVE NË VEND

Sanksioni i radhës ndalon qytetarët rusë të hyjnë në Estoni duke nisur që prej 18 gushtit. Rusët do ta kenë të ndaluar të hyjnë me viza turistike në vendin më verior të Balltikut si pasojë e luftës në Ukrainë.

Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Estonia, tashmë ka ndaluar udhëtimet ajrore nga Rusia, por rusët ende mund të udhëtonin me rrugë tokësore për në Estoni dhe me sa duket marrin prej andej fluturime për në destinacione të tjera evropiane.

Duke filluar nga 18 gushti, Estonia tha se do të ndalojë shumicën e rusëve që të hyjnë në vend përmes vizave të lëshuara nga autoritetet estoneze, duke ndërprerë kështu një rrugë të rëndësishme për në zonën Shengen të Evropës pa pasaporta. Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu tha të hënën se të gjitha vizat e vlefshme Shengen, me përjashtim të disa rasteve humanitare, do të anulohen.

Show More

Related Articles

Back to top button