BotaLajme

Lija e majmunit: Ja shenjat

Lija e majmunit është një tjetër sëmundje infektive që po përhapet në Evropë që nga fillimi i muajit maj, si fillim në Britani, Portugali, Spanjë dhe së fundmi edhe në Itali.

Është sëmundje e kafshëve, por përhapet edhe te njerëzit nëpërmjet kontaktit, duke shfaqur temperaturë, ethe dhe fluska të mbushura në lëkurë. Nuk është sëmundje seksualisht të transmetueshme, por rastet e Anglisë janë kryesisht meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. .

Lija e majmunit ka një vdekshmëri më të lartë edhe se sa Covid 19.

“Nëse Covidi e kishte 4% vdekshmërinë, lija majmunit e ka 6 %”.

Mjeket thonë se nuk ka vend për panik, madje të gjithë ata që kanë lindur para viteve ‘80 janë të mbrojtur pasi janë vaksinuar ndaj lisë, por më pas vaksinimi u ndërpre.

Lija e majmunëve është një sëmundje që haset në Afrikë por përherë të pare ajo po përhapet në Evropë dhe në vende te tjera.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk