BotaLajme

Hetimet për vdekjen e fëmijëve/ Mbetjet u gjetën në valixhe në Zelandën e Re

Eshtrat e dy fëmijëve të vegjël janë gjetur në dy valixhe të blera në ankand në Zelandën e Re. Shefi i policisë Faamanuia Vaaelua tha se trupat ka të ngjarë të kenë qenë të ruajtura në valixhe për disa vjet dhe viktimat mendohet të kenë qenë midis pesë dhe 10 vjeç kur vdiqën. Fëmijët ishin fshehur në dy valixhe të përmasave të ngjashme, tha ai. Eshtrat u gjetën vetëm kur një familje bleu një sërë artikujsh që shiteshin në ankand me shumicë në Auckland . Kur ata hapën valixhet dhe u përballën me pamjen makabër njoftuan me njehrë policinë. Policia sqaroi se familja në fjalë nuk është e lidhur me vrasjen, por është e shqetësuar nga zbulimi dhe ndaj kanë kërkuar privatësi, teksa po marrin mbështetjene e duhur për të ndihmuar në përballimin e traumës.

Show More

Related Articles

Back to top button