LajmeMAQEDONI

KSHPK: ”Ne diagnostikojmë ndërsa të gjithë akuzohen për vjedhje”

Prokurimet publike gjatë periudhës së pandemisë kanë treguar shumë dobësi të institucioneve dhe të ligjeve, konkludon edhe një herë Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Në mesin e vërejtjeve theksohet se pjesa më e madhe e prokurimeve gjatë periudhës së krizës janë kryer pa shpallje publike, pa planifikim adekuat, me numër të vogël të operatorëve ekonomikë dhe me çmime të larta të paarsyetueshme. “Ne vetëm flasim, ndërsa në vend vidhet në mënyrë kronike”, ka deklaruar njëri nga anëtarët e Komisionit, duke e pasqyruar papërgjegjësinë kronike të administratës publike në raport me paratë e obliguesve tatimorë, raporton Klan M.

Si argument në lidhje me sugjerimin për Qeverinë që të vendosë sistem për prokurime publike efikase në kushtë të krizës, siç është pandemia korona, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka vënë në dukje një sërë shkelje të ligjit dhe paaftësi të administratës shtetërore gjatë prokurimit të maskave, vizirëve, testeve, reagensëve, madje edhe veturave luksoze, të cilat lënë hapësirë për korrupsion, edhe pse nuk thekson keqpërdorime konkrete.

“Nga gjithë kjo rezulton se në procedurat e analizuara të KSHPK-së nuk mund të vërtetohej se ekzistojnë aktivitete korruptive, edhe pse është e mundur, gjithmonë ka përfitime nga lufta, por e rëndësishme është ajo që duhet të bëhet në të ardhmen që të mos na ndodhë e njëjta gjë” – deklaroi Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së.

Strategjia për avancimin e sistemit për prokurime publike është hapi i rradhës i cili do të krijojë kushte më të mira për parandalimin e korrupsionit, por jo “në letër”. Mbetet të ndërtohet në praktikë integriteti i të punësuarve në administratën shtetërore dhe raporti i tyre me paratë e obliguesve tatimorë, si dhe rekomandime të qarta nga Qeveria se në kohë krize nuk janë të nevojshme vetura luksoze, as angazhim i kompanive të jashtme për punë, të cilën duhet duhet ta kryejnë të punësuarit në administratë.

“Nga ajo që e tha Kate e shoh se asnjë institucion tjetër në shtet nuk interesohet. Të gjithë akuzohen për vjedhje, të jem i ashpër, e keqpërdorin edhe gjendjen e jashtëzakonshme, e keqpërdorin pandeminë, arsyetohen me këtë. Duhet të mendohet – pse të punësuarit refuzojnë ta kryejnë punën e tyre?” – deklaroi Goran Tërpenovski.

Pakoja e lëndëve të cilës sot iu referuan anëtarët e Antikorrupsionit sërish ka nxjerrë në sipërfaqe dobësitë e vjetra: denoncime jo të argumentuara mjaftueshëm ose të vonuara, moskryerja e punës së personave udhëheqës në administratë, keqpërdorime gjatë punësimeve dhe bashkëpunimim i pamjaftueshëm ndërinstitucional që rezulton me joefikasitet dhe mossukses në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button