Një tërmet me fuqi prej 5,3 ballë ka goditur rajonin e Japonisë verilindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për meteorologji e Japonisë (JMA) njoftoi se në ujërat mes Soma, në Fukushima dhe Ishinomaki, në Miyagi, është regjistruar një tërmet me fuqi prej 5,3 ballë.
Epiqendra ishte 60 kilometra larg dhe nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Lëkundjet e tokës u regjistruan edhe në zonat Iwate Aomori, Yamagata dhe Ibaraki.