Një burrë 44-vjeç është arrestuar nën dyshimin për vrasje, pasi një i moshuar u ther me thikë për vdekje teksa ishte në skuterin e tij.
Thomas O’Halloran, 87 vjeç, u sulmua në një rrugë në Greenford, në perëndim të Londrës të martën pasdite.
Mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, njoftoi mëngjesin e sotëm, njofton e përditshmja Mirror.
Ai u arrestua në perëndim të Londrës, në orët e para të së enjtes.
Kryeinspektori i detektivit tha: “Unë do të doja të falënderoja qytetarët për mbështetjen e madhe pas këtij incidenti të tmerrshëm. Si pasojë e daljes së djeshme të një imazhi nga kamerat e sigurisë, është arrestuar dhe ky hetim po ecën me ritme”.
Thomas kishte luajtur me fizarmonikë për të mbledhur para për Ukrainën. Ai i mbajti paratë që mblodhi në një kuti të verdhë në skuterin e tij.