Një tornado ka goditur qytetin e Gjermanisë të Padeborn në perëndim, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme , ku të paktën 40 persona janë plagosur, 10 prej tyre në gjëdje të rendë, ndërs 1 ka humbur jetën.
Gjithashtu për shkak të motit transporti hekurudhor është ndërprerë po ashtu në të gjithë rajonin.
“Rreth 40 persona u plagosën nga stuhia, të paktën 10 prej tyre në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake.
Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi ngjarjet ekstreme të motit pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.
Sipas meterologëve, moti ekstrem është shkaktuar për shkak të masave të ngrohta të ajrit nga Afrika në kombinim me ajrin relativisht më të ftohtë që lëvizte nga Europa veriore në jug.