BotaLajme

Rusia refuzon thirrjet për çmilitarizim të Zaporizhzhias

Rusia ka refuzuar apelet për një çmilitarizimin e plotë të zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Ky veprim do ta bënte fabrikën më të prekshme, tha një zyrtar rus.

Thirrjet vijnë mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në centralin bërthamor më të madh në Evropë, pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimet e zonës.

Punëtorët ukrainas drejtojnë fabrikën, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi.

Zaporizhzhia  ishte një nga vendet e para të kapura nga trupat ruse pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dha alarmin për situatën në central.

“Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres, pas takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderin turk Rexhep Tajip Erdogan në Lviv të enjten.

Show More

Related Articles

Back to top button