BotaLajme

Europa e shqetësuar për depërtimin e agjentëve rus në kontinent, mblidhet BE

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen më 31 gusht në Pragë ku do të diskutojnë kufizimet e vizave për shtetasit rusë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper.

ANITA HIPPER

ZËDHËNËSJA E KOMISIONIT EVROPIAN

Dëshiroj t’ju kujtoj se më 31 gusht do të kemi një takim zyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë. Diskutimet atje do të prekin edhe çështjen e vizave për rusët që udhëtojnë në Bashkimi Europian.

Hipper vuri në dukje se në kontekstin e çështjes së vizave, Komisioni Evropian po kërkon një përgjigje të koordinuar në nivel të BE-së.

ANITA HIPPER

ZËDHËNËSJA E KOMISIONIT EVROPIAN

Aktualisht po zhvillohen diskutime në nivel të BE-së dhe ndërmjet shteteve anëtare për të siguruar një qasje të koordinuar. Në bazë të informacioneve të fundit që kemi marrë nga shtetet anëtare, aktiviteti i vizave nuk është ndalur plotësisht, veçanërisht rastet humanitare janë duke u proceduar.

Por ndërkohë që ministrat e jashtëm të BE do të takohen për vizat, shefi i Politikës së Jashtme Jozef  Borell ka refuzuar thirrjet për ndalimin e të gjitha vizave për rusët.

JOSEP BORRELL

SHEFI I POLITIKËS SË JASHTME TË BE-SË

Të ndalosh hyrjen për të gjithë rusët nuk është një ide e mirë. Duhet të jemi më selektivë. Natyrisht, ne nuk duhet të hapim dyert për oligarkët, por ka shumë rusë që duan të ikin nga vendi sepse nuk duan të jetojnë në këtë situatë. A do t’ua mbyllim derën atyre rusëve?

Ndër liderët kryesorë të BE që ka kërkuar kujdes për çështjen e vizave ka qenë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërkohë që vende si Finlanda, Estonia apo Letonia kanë mbyllur dyert për rusët.

Por ky takim pritet me interes për të pare nëse në të do të ketë diskutime edhe për sa i përket elementëve të dyshimit të akuzuar dhe depërtuar nga disa vende evropiane si agjentë spiunazhi.

Të shtunën në vendin tonë u ndaluan dy rusë dhe një ukrainas nën dyshimin për spiunazh. Kjo ka ngritur shqetësimin se Shqipëria mund të jetë në shënjestër të agjenturave të huaja.

Show More

Related Articles

Back to top button