BotaLajme

Turqia akuza anëtarëve të NATO-s: Disa vende kanë interes që lufta të vazhdojë

Ndërkohë që kanë kaluar 180 ditë nga nisja e luftës në Ukrainë dhe fundi i saj duket i largët ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka akuzuar disa vende të NATO-s që sipas tij duan që konflikti të vazhdojë.

MEVLUT CAVUSOGLU

MINISTRI I JASHTËM TURK

Ne ishim afër një marrëveshjeje, pastaj erdhën pamjet nga Buça dhe gjithçka ndryshoi, delegacionet u larguan nga tryeza e bisedimeve. Ne jemi një nga vendet që i dhamë mbështetjen më të fortë integritetit territorial të Ukrainës pas sulmit rus. Ka vende në Perëndim që duan që lufta të vazhdojë. Ka vende anëtare të NATO-s. Nuk e kam fjalën vetëm për SHBA-në, por për vende të tjera të aleancës.

Çavushoglu u shpreh me tej se disa vende perëndimore kanë dashur të sabotonin edhe marrëveshjen për grurin.

MEVLUT CAVUSOGLU

MINISTRI I JASHTËM TURK

Kishte edhe nga ata që donin të sabotonin marrëveshjen e grurit. Nuk janë SHBA-të, pasi ato kontribuan me heqjen e barrierës për eksportet e plehrave ruse, zhbllokimin e porteve si dhe heqjen e pengesave për transaksionet bankare. Por kishte vende nga Evropa që donin ta sabotonin. Gjithsesi ne nuk e kemi humbur shpresën, ne vazhdojmë përpjekjet tona për gjetjen e një zgjidhjeje.

Turqia ka qenë një nder vendet e para, e cila u ofrua për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqe mes dy vendeve, por negociatat u pezulluan si pasojë e masakrave ruse në Buça dhe Irpin.

Show More

Related Articles

Back to top button