Ministri rus i Transportit, Vitaly Saveliev, me rastin e një vizite në Astrakhan, qytet në jug të Rusisë, ka pranuar haptazi se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore për shkak të invazionit në Ukrainë, kanë shkaktuar probleme të mëdha logjistike në Rusi.
“Sanksionet e vëna Federatës Ruse pothuajse kanë thyer tërë logjistikën në vendin tonë. Jemi detyruar të kërkojmë korridore të reja logjistike”, tha Saveliev para gazetarëve, që dikur ishte drejtor ekzekutiv i aviokompanisë shtetërore ruse Aeroflot, transmeton Telegrafi.
Në Kremlin shpresojnë që korridori transportues veri-jug, që kalon përmes portit në Astrakhan në Volga, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.
Më herët ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar për çështjen ekonomike botërore dhe se sanksionet e vëna Rusisë nuk janë faktor stabilizues.