Ukraina feston sot 31 vjetorin e pavarësisë së saj nga Bashkimi Sovjetik , ndërsa shënon edhe gjashtë muaj nga pushtimi i vendit nga Rusia.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sot është një ditë e rëndësishme për ukrainasit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të marrin parasysh paralajmërimet e autoriteteve dhe të respektojnë shtetrrethimin pasi ka të ngjarë të ketë “provokime të neveritshme ruse”.
Tubimet publike janë ndaluar në Kiev, ndërsa një shtetrrethim është vendosur në Kharkiv , në Ukrainën lindore, i cili është afër vijës së frontit.
“Kemi planifikuar shumë aktivitete, të cilat do të theksojnë rrugën që kemi bërë. Ne po luftojmë kundër kërcënimit më të tmerrshëm për shtetin tonë, por edhe në një kohë kur kemi arritur shkallën më të lartë të unitetit kombëtar ”është shprehur Zelenskyy.
Autoritetet ukrainase kanë rreshtuar kufomat e tankeve të djegura ruse dhe transportuesve të blinduar të personelit në qendër të Kievit si trofe lufte, në shenjë kundërshtimi ndaj armikut.
Ushtria e Ukrainësu bëri thirrje qytetarëve që të marrin seriozisht sirenat paralajmëruese të sulmeve ajrore .
“ Okupatorët rusë vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore dhe raketore kundër objektivave politike në territorin e Ukrainës . Mos i injoroni sirenat paralajmëruese”, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë në një deklaratë herët në mëngjes.
SHBA vlerësoi gjithashtu se Rusia mund të përfitojë nga dita për të nisur sulme kundër infrastrukturës dhe ndërtesave qeveritare të Ukrainës.
Në fakt, ambasada amerikane në Kiev dje të martën u bëri thirrje amerikanëve që mbeten në Ukrainë të largohen nga vendi.
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB, Richard Mills, paralajmëroi nga foltorja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht Rusinë se ” ndërsa po i afrohemi Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, bota po shikon “.
“Është e vetëkuptueshme ju lutemi mos bombardoni shkollat, spitalet, jetimoret apo shtëpitë,” theksoi ai.
Mijëra civilë janë vrarë që nga lufta dhe më shumë se një e treta e 41 milionë njerëzve të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Përveç kësaj, qytetet janë kthyer në gërmadha, ndërsa turbulenca janë shkaktuar edhe në tregjet ndërkombëtare.
Në këtë kohë, konflikti duket se ka arritur në një rrugë pa krye, pa asnjë perspektivë për bisedime paqeje në horizont .
Përveç Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, forcat ruse kanë shtrirë kontrollin e tyre mbi zonat e Ukrainës jugore, duke përfshirë brigjet e Detit të Zi dhe Azov, si dhe pjesë të mëdha të rajonit të Donbass që përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk.
Ukraina fitoi pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik në gusht 1991 , pas një grushti të dështuar në Moskë dhe pasi një shumicë e madhe e ukrainasve votuan në një referendum në favor të pavarësisë së vendit.
© SYRI.net